Rama: Kremlini mund ta shohë me admirim

0
Rama: Kremlini mund ta shohë me admirim
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri. Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se shtyrja e protestave për ditën e shtunë është bërë nga aktorë politikë, të cilët po kërkojnë të bëjnë një mobilizim financiar për të sjellë militantë nga rrethet.

Sipas tij këto janë përpëlitjet e fundit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ për t’i dhënë protestës pamjen e një dallge televizive që i shërben vetëm Kremlinit.

Postimi i Ramës:  

Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu