Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë nevojë për mbështetje politike, sa i takon aktakuzave për krime lufta nga ana e Prokurorisë së Hagës, duke shtuar se përtej kësaj, ata janë të vendosur në anën e drejtë të historisë.
“Është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima pasi nëse në Kosovë odiseja e drejtësisë nderkombëtare vazhdon prej 21 vitesh në Serbi zero me xhufkë turpëruese si një nishan në fytyrën e atyre që u është cënuar e drejta.
Madje një proces gradual rehabilitimi e viktimizimi vazhdon me sukses për fat të keq dhe përpërgjegjësi në radhë të parë të anës sonë dhe këtu nuk është koha të themi se cilit prej nesh.
Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit.
Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt.
Ka nga ana tjetër ata që u vjen mirë, për çfarë po flasim , apo për pafajësine e UCK, për atë të cilët sot Kosova nuk do kishte luksin për zgjedhje por do kishte mbi kokë kushedi kë.
Ajo është natyrale unë nuk do flas për të.
Nuk kam fare tundimin apo dëshirën kundër çfarëdo hetimi të mundshëm në emër të UCK, do ishte e padrejtë. Për sa na takon të gjithë ne si shqiptarë.
Kosova ka dhënë një shembull aq të veçantë sa përpiquni ta gjeni, gjeni një vend që ka marrëdhënie me drejtësinë ndërkombëtare ai ata.
Lexoj fletrrufen dhe them O zot lajmërohet një proces apo dhunohet publikisht .
Unë jam dëshmitar, as mediatik , por okular, fizik së bashku me Thaçin, Isa Mustafën kur është folur për votimin e kësaj instance, gjykate dhe vullneti i tyre ka qenë i plotë dhe shqetësim kanë patur vetëm si të bindin grupet.
Ajo që ka rëndësi, qysh prej fillimit 21 vite, drejtësia ndërkombëtarë ka hetuar thellësisht çdo bëmë të UÇK. Jam dëshmitar, se ç’është bërë dhe se si është marrë pjesë për të gjetur shtëpinë e verdhë të Edgar Allan Poe, që nuk ekziston. Të paktën deri më sot nuk ka prova, dhe këtë nuk e them unë por të gjithë institucionet, që kanë marrë pjesë në atë proces pas leximit të raportit të tij.
Qysh prej qershorit të 99 kur tanket e NATOu futën në Kosovë në ditën e madhe krimet e luftës janë drejtuar nga UMNIK, Eulex, Haga, nga gjykatat e përziera dhe në fund nga vetë gjykatat e Kosovës.
Unë kam dëgjuar gjithmonë që ka 3 shkallë, nuk di a ka rast tjetër një gjykatë me 6 shkallë, ku hypin të njëjtët njerëz.
Pra dy dekaka, UMNIK, Haga Eulex kanë administruar të gjitha me përgjegjësinë e drejtpërdrejt të ndërkombëtarëve të krimeve të luftës në Kosovë”, tha Rama.
Shkruar nga: top-channel.tv