Rama: Do të përpiqemi të mos rrisim çmimin e energjisë

0
Rama: Do të përpiqemi të mos rrisim çmimin e energjisë
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një lidhjeje live për emisionin “Opinion” është shprehur se qeveria po punon që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike.

Megjithatë kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo gjë është e vështirë duke qenë se tashmë jemi edhe në kushtet e luftës.

Së pari kur unë dola para disa muajsh dhe paralajmërova një periudhë shumë të vështirë krize për energjinë, natyrisht që nuk parashihja luftën, por ishte shumë e qartë që kishte filluar të frynte një erë e ftohtë në shpinën e Europës si rezultat i fillimit të asaj që sot është shumë e qartë se ku synonte një lëvizje e Putin në raport me gazin dhe furnizimin e tij dhe e lidhur kjo natyrisht dhe me efektet e post pandemisë. Kur ajo era që fryn komplet në të kundër të asaj që ishte gjatë periudhës së pandemisë me një rritje ekonomike për të gjitha vendet u ballafaqua me një kërkesë shumë më të lartë se oferta në tregjet ndërkombëtare. Ajo që mund ta them me të parën është kjo qeveri po bën diçka që realisht do të përpiqemi ta mbajmë kështu siç jemi, por në kushtet e luftës është edhe më e vështirë që është mosrritja e çmimit të energjisë, gjë që nuk e kanë bërë vendet e tjera, vendet fqinje. Deri në Greqi kanë rritur çmimin e energjisë për konsumatorin familjar dhe për të gjithë të tjerët, pa llogaritur Italinë ku çmimet kanë marrë të përpjetën”

.

RonaTyra

Nga ana tjetër nafta sot është rikthyer në pikun e vet të vitit 2014, në tregjet ndërkombëtare. Dhe sigurisht që edhe rritja e përgjithshme e çmimeve që ishte një trend i post pandemisë për shkak të një rritje të inflacionit nga hedhja në qarkullim e sasive të mëdha të parave dhe nga ana tjetër si efekt i nevojës në rritje dhe i ofertës jokompatibël, ka bërë që Shqipëria të afektohet. Ajo që qytetarët duhet ta kenë të qartë është që jemi këtu për t’i mbrojtur dhe mburoja që kemi vënë, për çmimin e energjisë deri tani ka funksionuar. Nuk e kishim parashikuar ne, dhe përveç shërbimeve inteligjente amerikane që e dhanë të qartë informacionin disa javë përpara, askush tjetër nuk ishte përgatitur realisht se do të kishte luftë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë dhe në një luftë që ne fatmirësisht nuk jemi në frontin e parë, në një luftë që ne nuk na afekton ushtarakisht, por që sigurisht na afekton patjetër nga pikëpamja e çmimeve”

, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu