Zgjedhjet e 6 marsit/ Qytetarët e 6 bashkive që kanë aplikuar ditët e fundit, do t’u prodhohen ID…

0
Zgjedhjet e 6 marsit/ Qytetarët e 6 bashkive që kanë aplikuar ditët e fundit, do t’u prodhohen ID…
Gjigandi

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike “Aleat” kanë marrë të gjitha masat që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar.

Për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje, ID kartat do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura.

Theksojmë se ky proces vlen vetëm për 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral.

Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, për t’u siguruar që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar, të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu