Rama dëshmon sot në orën 12:00 në Komisionin Hetimor për Inceneratorët

0
Rama dëshmon sot në orën 12:00 në Komisionin Hetimor për Inceneratorët
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama dëshmon sot në orën 12:00 në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Rama e nisi mëngjesin e kësaj të mërkure me një postim, ku shkruan se gangrenat e plehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës u shëruan përfundimisht përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve.

“MIRËMËNGJES

dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë

SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB

RonaTyra

Mezi po pres”

, shkruan Rama.

Vetë kryeministri një ditë më parë nga Durrësi tha se me këtë komision që u ngrit, u krijua mundësia për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë.

Deri më tani në komision kanë dëshmuar emra të qeverisë socialiste, si ministrja Belinda Balluku, ministri Arben Ahmetaj, ministri Damian Gjiknuri, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi.

Po ashtu para komisionit kanë dhënë dëshmi edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja si dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu