Rama deklaroi se mund të braktiste samitin e BE, Bumçi: Moment i rrezikshëm për Shqipërinë

0
Gjigandi

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se vendi ynë mund të braktisë samitin e BE, opozita reagoi ashpër. Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi bëri një deklaratë të fortë dhe tha se ky është një moment shumë i rrezikshëm për Shqipërinë.

Sipas tij Kryeministri Edi Rama, ka marrë peng ëndrrën evropiane të shqiptarëve, duke shtuar se kreu i qeverisë ka devijuar nga politika e jashtme.

Aldo Bumçi: Ky është një moment shumë i rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët në Kosovë. Kemi një rrëshqitje jashtë orientimeve historike të shqiptarëve. Kjo rrëshqitje ka disa vite që ka ndodhur. Në një vend, ku sot Kryeministri ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në ’91. Kjo rrëshqitje ka zhbërë ekuilibrin e pushteteve.  Kjo rrëshqitje ka ndodhur në sytë e shqiptarëve dhe Europës pavarësisht  një dashamirësie të jashtëzakonshme që vendet e BE-së, në veçanti Gjermania tregoi me procesin e Berlinit, Rama është ai që ka marrë peng ëndrrën evropiane të shqiptarëve dhe i detyroi parlamentin gjerman për të dalë me 9 pika konkrete, përmbushja e të cilave do të hapte derën e europës. Këto 9 pika ishin kushte minimale. Rama ka devijuar nga politika jonë e jashtme.

Bumçi tha se Rama është në krahë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke shtua se i ky i fundit nuk njeh Kosovën dhe po cenon shtetësinë e Malit të Zi.

Më tej ai shtoi se Rama duhet të jetë në mbështetje të Kosovës dhe jo të Serbisë.

RonaTyra

Aldo Bumçi: Është në krah të Vuçiç  dhe kritikon Kosovën. Si mundet Kryeministri i Shqipërisë të mos jetë në krah të shtetit të dytë shqiptar në rajon por të dalë në krah të Vuçiç, i cili nuk e ka njohur Kosovën. Aleksandër Vuçiç  dhe politika serbe mbajnë të destabilizuar Bosnjen nëpërmjet Republika Serbska. Vuçiç cenon shtetësinë e MAlit të Zi me ngjarjet që kanë ndodhur me kishën ortodokse dhe zhvillimet e tjera politike. Vuçiç  është i vetmi shtet në Europë që nuk i është bashkëngjitur sanksioneve për Rusinë. Kë përfaqëson Rama në këtë politikë? Shqiptarët jo. Rama me këtë politikë nuk përfaqëson as shqiptarët e Shqipërisë, as të Kosovës dhe asnjë interes tjetër tonë kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu