Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po jep dëshminë, nuk kanë munguar batutat e Ramës.
Belind Këlliçi po i tregonte dokumente ndërsa në një moment u shpreh se nuk donte ta ngarkonte me më shumë shkresa dhe akte.
Për këtë, Rama tha se është i aftë të mbajë në krah deputetin, të bëjë punët e madje edhe t’i kthejë përgjigje.
“Po fillove me këto, unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigjet. Leji tani, unë jam racë kali tjetër. Të mbaj në krah, të jap përgjigje bëj dhe një punë tjetër”
, tha Rama.