Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga lartësia në pallatin ku punonte në Kalkida.
Shqiptari ka rënë nga skela nga një lartësi e madhe në asfalt dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në spitalin e Kalkidës ku u transferua, ai u shpall i vdekur.