Duke nisur nga ky muaj e në vazhdim të gjithë pensionistët do të përfitojnë indeksimin e pensioneve me 3.3 për qind.
Ky vendim duket i papërfillshëm për pensionistët të cilët thonë se janë të pakënaqur.
“3.3% i bie 6 mijë lekë, ndoshta kaq është mundësia nuk e di. S’jam në gjendje ta gjykoj unë, po sigurisht që është pak,” – u shpreh një pensionist.
“10 mijë lekë, një kafe. Ç’i do ato?!” – tha dikush tjetër, ndërsa ka pasur qytetarë që këtë indeksim të pensioneve e kanë konsideruar si bakshish.
Një pjesë e pensionistëve të pyetur nga Euronews Albania i kanë cilësuar këto manovra të qeverisë, tallje dhe ofendime duke qenë se nuk mund të përballojnë jetesën as me pensionet që kanë, as me indeksimin 3.3 për qind që është i papërfillshëm.
/abc24.al/