Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e masave për grumbullimin në masë që nga data e 28 qershorit.
Kjo nënkupton që tifozët mund të kthehen në tribunat e Superligës.
Pikërisht më 28 dhe 29 qershor zhvillohen ndeshjet e xhiros së 27 të Superligës, ku na presin disa sfida mjaft interesante.
Më 28, e diel, Drenica dhe Trepca ’89 zhivllojnë në “Bajram Aliu” një prej ndeshjeve më interesante të sezonit të luftës për mbijetesë.
Atë ditë, Drita pret Dukagjinin ndërsa Ferizaj ballafaqohet me Flamurtarin.
Të hënën, Prishtina pret Feronikelin në “Fadil Vokrri”, Gjilani është vendës i Llapit ndërsa Ballkani sfidon Vushtrrinë në Suharekë.
Pra, të gjitha ndeshjet pritet të zhvillohen me shikues.