Qëlloi nënën me thikë/ “Bir a ke para?”

0
Qëlloi nënën me thikë/ “Bir a ke para?”
Gjigandi

“Bir a ke para?”

Kështu e pyeti Safije Lleshi djalin e saj sapo e ndeshi në rrugë në përpjekje për ta ndihmuar, por ai iu përgjigj duke e qëlluar me thikë në bark.

Njeriu që tentoi ta vrasë të ëmën u përshkrua nga dëshmitarët si një i ri qe po nxitonte për t’u larguar duke marrë me vete thikën, kurse gruaja që u rrezua përtokë si një e panjohur që shtrëngonte dhëmbët dhe lutej të njoftonin vëllezërit e saj.

I identifikuar si Ajet Lleshi, autori përshkruhet nga familjarët jo vetëm si një person me probleme të shëndetit mendor, por edhe si dikush që u rrit pa prindërit e për këtë kishte përfunduar i pastrehë.

Në dosjen hetimore, përmendet se Ajet Lleshi, ishte katër vjeç kur e ëma vrau të atin e me pas ajo përfundoi në burg për tetë vitet e ardhshme.

RonaTyra

E motra sipas burimeve i rrëfen prokurorisë se gjatë kohës që ata të dy po rriteshin nga gjyshërit nga babai, ata i thoshin shpesh fëmijës që duhet ta vriste nënën.

Burimet sqarojnë se kur gruaja doli nga burgu u përball me dhunën e të birit e për këtë arsye ajo u largua në një qytet tjetër ku edhe krijoi familje të re.

Në sistemin TIMS rezulton se në 16 shtator 2011 Safije Lleshi kërkoi ndihmë në polici për shkak të dhunës së vazhdueshme nga i biri , që ndërkohë i braktisur edhe nga gjyshërit në një rast ishte shtruar në spitalin psikiatrik.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu