Rrjeti social Twitter nuk është i disponueshëm në Rusi.
Nuk është e mundur të hyni në Twitter në shumë qytete, veçanërisht në Moskë dhe aksesi u ndërpre sot, shkruan Anatolia.
Gjatë ditës, herë pas here ka pasur probleme me aksesin në Facebook dhe Instagram.
Agjencia Federale e Rusisë për Mbikëqyrjen e Teknologjive të Informacionit dhe Masmedias (Roskomnadzor) njoftoi të premten se kishte kufizuar pjesërisht aksesin në faqen e mediave sociale Facebook.