Rama, fushatë në Dibër/Takim me të rinjtë në qytetin e Peshkopisë

0
Rama, fushatë në Dibër/Takim me të rinjtë në qytetin e Peshkopisë
Gjigandi

Takimin elektoral në Peshkopi kryeministri Edi Rama e zhvilloi me të rinjtë të cilëve u shpjegoi pse janë të rëndësishme zgjedhjet e pjesshme  të dielën e ardhshme.

Po marr konkretisht këto në 6 mars, nuk janë zgjedhje që nuk kanë lidhje me ju, që nuk kanë lidhje me asnjë nga ju këtu. Ato janë zgjedhje që janë të lidhura dhe me secilin prej jush, sepse në varësi të rezultatit të atyre zgjedhjeve, edhe vetë jeta juaj këtu në këtë komunitet, mund të ndikohet për mirë ose mund të ndikohet për keq e kjo është shumë e thjeshtë

“, tha Rama.

Duke folur për Rrugën e Arbërit, kryesocialisti Edi Rama u shpreh se  nuk është per socialistët, është për të gjithë dibranët, qofshin te majtë e qofshin të djathtë.

RonaTyra

Më tha një këtu rrugës ” Ore ç’na na bërë me këtë rrugën e Arbrit se çdo e mirë ka edhe të keqen e vet. Na vjen Saliu 3 herë në ditë. Ikën e vjen, vjen në mëngjes, shkon ha drekë në shtëpi e vjen pas dreke, shkon pi çaj në shtëpi vjen dhe në darkë e shkon ha darkën në shtëpi”.  Ne nuk e kemi këtë shqetësim se i kemi ndarë punët. Vareja është për te prishur, brava është për të mbyllur derën, ne jemi për të hapur dyer e për të ndërtuar. E mira e demokratëve, e qytetarëve që janë me atë fanellën tjetër që shumë as nuk e dinë pse janë aty, shumë te tjerë kanë ngelur aty dhe thonë ‘Çfarë të bëj, unë kam burrni

‘”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu