Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov ka bërë të ditur të dhënat e para për numrin e viktimave që ka shënuar deri më tani nisja e një pushtimi rus, nga mëngjesi i të enjtes së 24 shkurtit.
Në një deklaratë për mediat në Shqipëri, ambasadori tha se numri i viktimave deri më tani është i paspecifikuar por janë dhjetra civilë që kanë humbur jetën e mes tyre edhe fëmijë.
Pyetje: Sa viktima ka deri më tani?
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov:
Aktualisht kemi informacion që kemi viktima nga ana e Ukrainës për persona të ushtrisë, dhjetra viktima civile por për momentin nuk kemi shifra të sakta.
Nga këto viktima dy persona janë fëmijë.
Kemi informacione se rreth 50 persona të ushtrisë ruse kanë humbur jetën.
Gjithashtu edhe 6 avionë e dy helikopterë ishin të qëlluar nga pala ukrainase. Duke parë situatën informacionet e tjera do jenë më vonë