Pushtimi i Ukrainës, Meta mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

0
Pushtimi i Ukrainës, Meta mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta mbledh sot me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas agresionit rus në Ukrainë. Këshilltari i kreut të shtetit, Tedi Blushi bën të ditur se mbledhja do të nisë në orën 17:30.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ora 17:30”

, shkruan Blushi.

Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës. Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra: i Mbrojtjes, Drejtësisë, Brendshëm, Financave, Transportit, punëve të Jashtme.

Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu