Pushtimi i Ukrainës, Bogdani: Loja e Rusisë e vështirë për t’u kuptuar. Ndikimi tek Shqipëria

0
Pushtimi i Ukrainës, Bogdani: Loja e Rusisë e vështirë për t’u kuptuar. Ndikimi tek Shqipëria
Gjigandi

Gerti Bogdani njohës i çështjeve ndërkombëtare, është shprehur se nga situata që është krijuar në Ukrainë e cila është pushtuar nga Rusia do të preken të gjithë përfshirë edhe Shqipërinë.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Bogdani u shpreh se me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, do të ndërpritet edhe burimi i naftës për Shqipërinë.

Gerti Bogdani:

Nga kjo krizë do të preken të gjithë njëkohësisht. Shqipëria ka një specifikë  pak më të ndryshme se vendet e tjera përsa i përket disa burimeve. Në kuadrin e sanksioneve burimi i naftës do të mbyllet. Në këtë sens Shqipëria mund të preket shumë më shpejt dhe shumë  më rëndë se sa vendet e tjera që kanë burime alternative. Në disa  aspekte mund të prekemi shumë më shpejt, në disa aspekte mund të prekemi më ngadalë.

Ai është shprehur se loja që po bën Rusia është shumë e vështirë për t’u kuptuar, ndërsa theksoi se nëse konflikti përshkallëzohet shumë vende do të preken.

RonaTyra

Gerti Bogdani:

Loja e Rusisë ndër vite ka qenë një lojë që shumë pak e kanë kuptuar ose e kanë parë se ku do dali deri në momentin që përfundon loja. Nëse ky konflikt përshkallëzohet në këto përmasa apo dhe më shumë, nuk do të jetë vetëm në fushën e Ukrainës por do të jetë disa palësh. Këtu kam parasysh Ballkanin Perëndimor. Është e vështirë për të kuptuar lojën e rusëve.

Nuk besoj se është lajthitje e Putin, është një projekt që ka filluar prej kohësh dhe është shpalosur me faza.

Rusia e ka gjetur të fjetur perëndimin, e ka gjetur të dobët. Por megjithatë këto hapa që po merr perëndimi janë hapa të matur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu