Pushime në Vlorë/ Çfarë kërkojnë të huajt në Shqipëri

0
Pushime në Vlorë/ Çfarë kërkojnë të huajt në Shqipëri
Gjigandi

Çmimet konkurruese që ofron Shqipëria krahasuar me ato te rajonit për pushimet me kamper vijojnë  dhe këtë vit të tërheqin turistë të ndryshëm nga vende të Europës , si Irlanda, Gjermania. Italia e Polonia.

Vlora dhe jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushuesit të cilët e kanë vizituar më parë Shqipërinë por dhe pushues të rinj.

Arsyet janë çmimet e arsyeshme dhe bukuritë natyrore. Mes pushuesve me kampera gjejmë pushues të cilët prej vitesh vijnë në Shqipëri, por dhe pushues të cilët  pavarësisht komenteve negative kanë guxuar ta eksplorojnë dhe shijojnë Shqipërinë me syrin e tyre.

Unë jam Markes dhe hoqa dorë nga puna për të shijuar jugun e Evropes, dhe ndodhem me familjen time në Shqipëri dhe është një nga ndalesat që kishim planifikuar. Na pëlqen natyra dhe të eksploroj gjëra të reja

RonaTyra

“.

Emri im është  Xherald vi nga jugu i Irlandes. Pas covid dhe dy vitesh i mbyllur në shtëpi vendosa të provoj këto lloj pushimesh. Miqtë e mi më penguan të vija, pasi sipas tyre Shqipëria nuk është vend i sigurt, por unë vendosa ta shikoj këtë me syrin tim dhe ja ku jam. Prej dy javësh ndodhem këtu dhe më pëlqen shumë. Çmime të lira krahasuar me Kroacinë. Jemi bërë si një familje  dhe shijojmë çdo mbrëmje ushqim, pije dhe krijomë kontakte të reja

“.

Qyteti i Vlorës dhe shtrirja  gjeografike e saj ofron shume mundësi për çdo lloj pushimesh në çdo sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu