Punonjësit e Raiffeisen të pakualifikuar, kujdes me zerot, qytetari bën denoncimin

0
Gjigandi

Institucionet bankare shpesh herë nuk krijojnë lehtësira për qytetarët.

Rasti që Abc24.al do iu sjellë lidhet me bankën Raiffeisen.

Sipas një denoncimi të ardhur në filialin pranë ETC, ka fluks të shtuar ndërkohë sportelet nuk mjaftojnë.

“Në bankën Raiffeisen pranë ETC në qendër, kur shkova gjatë mesditës kam pritur në rradhë të gjatë për të marrë një shërbim. E kam zgjedhur këtë bankë si më elitaren por, rezultoi e kundërta”, u shpreh denoncuesi.

Qytetarja ankohet edhe për stafin e patrajnuar, ku sipas të cilës punonjësa nuk dinte të vendoste as zerot e shifrave që duheshin kryer për pagesat.

RonaTyra

“Pa dashur të jem paragjykuese për punonjësit e rinj por, në sportele punonin njerëz që nuk kishin akoma konceptet bazë. Nuk e shoh një problem të individit por, e shoh një problem të bankës të cilët nuk i ka trajnuar këta persona për t’i vendosur përballë klientit. Sepse një shifër më pak apo më shumë mund të sjellë dëme financiare”, u shpreh më tej klientja e bankës Raiffeisen.

Sakaq, edhe persona të tjerë që frekuentojnë këtë bankë kanë shprehur po të njëjtin problem.

Mbetet për tu parë se çfarë zgjidhje do të japë Raiffeisen./Abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu