Është rrëzuar nga 3 metra lartësi një punëtor i KEDS-it në Suharekë.
Mjekët kanë bërë të ditur se është jashtë rrezikut për jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar zyrtar i KEDS-it është rrëzuar nga një lartësi rreth 3 metra dhe ka pësuar lëndime trupore.
I njëjti është dërguar në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”,
thuhet në raportin e policisë.