Pulat në detin e Shëngjinit, dyshohet se shpendët kanë ngordhur nga gripi dhe janë hedhur në lumë

0
Pulat në detin e Shëngjinit, dyshohet se shpendët kanë ngordhur nga gripi dhe janë hedhur në lumë
Gjigandi

Në bregun e detit të Ranës së Hedhun, në orët e para të mëngjesit u gjetën disa kadavra pulash.

Pulat e ngordhura dyshohet se janë hedhur në lumë, e më pas kanë qenë dallgët e detit ato që i sollën në plazhin e Shëngjinit.

“Shpendë të ndryshme nga subjekte të ndryshme kanë përfunduar në lum e më pas në det. Kjo do të thotë që Shërbimi Veterinar apo Ministria e Bujqësisë kanë një paaftësi përsa i përket menaxhimit të situatës

“, thotë eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli.

Specialistët veteriner dolën në terren pasi videot e pulave të ngordhura në det u shfaqen në media. Sipas përgjegjësit të shërbimit veterinar, Ded Rama nuk është aq alarmante sa u shfaq në media.

RonaTyra

“Këtu na u krijua një gjendje alarmante sikur bregdeti është mbush me pula. Kurse në në terren nuk pamë gjë tjetër vetëm 4 pula që nuk kanë lidhje me qarkun Lezhë sidomos me fermerët e Lezhës”.

Por për ekspertët e bujqësisë në kohën kur në Shqipëri kemi 5 vatra me grip shpendësh, rëndësi nuk ka numri i kadavrave të pulave, por asgjësimi i tyre në kohë rekord.

“Me procedura të gjitha duhet të mblidhen dhe asgjësohen një orë e më parë, pasi rrezikojnë të përhapin influencën aviare

“, thotë Resuli.

Deri më tani nga Ministria e Bujqësisë janë groposur 500 mijë pula. Por gripi i shpendëve nuk ka prekur vetëm pularitë, por edhe pulat e oborreve. Sipas Resulit numri i pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve është shumë herë më i lartë, sipas tij këto pula janë hedhur në lumenj ose janë groposur në vende të palicensuara.

“Ministria e Bujqësisë nuk ka një regjistër fiks dhe të dalë në deklaratë që të thotë janë x shpendë atëherë mbetemi në kuadrin e aludimit. Në fakt në 5 pularitë më të mëdha të Shqipërisë të prodhimit të vezës, përbëjnë gati 1.5 milion të popullatës së shpendëve. Për aq kohë sa tre më të mëdhatë janë prekur do të thotë që kanë ikur 800-900 mijë me të dhënat që kemi ne”.

Pas vatrës më të madhe në Durrës, gripi i shpendëve është konfirmuar deri tani në Vlorë, Peshkopi, Divjakë dhe Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu