Këngëtari i njohur i estradës shqiptare dhe tashmë prezantuesi, Robert Berisha, vazhdon të jetë një personazh mjaft i përfolur në shtypin rozë.
Ai publikon imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria, ndërsa të shumtën e kohës e kalon me vajzën e tij, Renee.
I njëjti së fundmi ka shpërndarë një fotografi në Instagram me të bijën, ku shfaqet duke i dhënë një puthje në buzë.
Kjo ka bërë që të marrë reagime të shumta në pjesën për komente nga miqtë dhe ata që e ndjekin.
Disa prej tyre kanë shprehur dëshpërimin për mënyrën se si e ka puthur, e për disa të tjerë ka qenë një gjë normale për shkak të raportit të ngushtë ‘baba e bijë’.
Robert Berisha (Foto: Screenshot/Instagram)
Renee ndryshe është vajza e Robertit dhe këngëtares së njohur, Nora Istrefi, me të cilën është ndarë prej më shumë se një vit.
Krahas projekteve në muzikë, 43-vjeçari është fokusuar në emisionin e tij “Robi plaket kur don vet”.
/abc24.al/