Këngëtarët Adelina Ismaili dhe Robert Berisha kanë një njohje të kahershme mes vete.
Kjo pasi të dy i përkasin një elite të muzikantëve të kahmotshëm, ku njëra squhej si këngëtarja më energjike dhe e popullarizuar e momentit në rininë e saj, e tjetri si muzikant përcjellës i këngëtarit Sinan Vllasaliu.
Sot të dy kanë zhvilluar karriera e tyre në muzikë dhe televizion dhe për rastësi të dy punojnë si prezantuese emisionesh.
Foto: Adelina Ismaili/Robert Berisha/Instagram
Ndërkohë, një video e cila ka qarkulluar së fundmi në Instagram dhe TikTok ka shfaqur sekuenca nga një video e realizuar shumë pak vite pas luftës.
Në këtë video, mund të shohim ekzistencën e shoqërisë së hershme mes Robert Berishës dhe Adelina Ismailit, në një tavolinë të shoqëruar me shumë figura të famshme të artit të asaj kohe, duke përfshirë humoristin Sevdai Radogoshi.
Foto: First Name/YouTube
Në video, prezentë mund të shihet edhe nëna e ndjerë e Adelinës, Mona Ismaili, e cila gjerësisht njihet si menaxherja e parë femër e një këngëtareje në trojet shqiptare.
Sigurisht që pamje të tilla i kanë kthyer në kujtesën e kohëve të bukura edhe vet Adelinën me Robertin.
/abc24.al/