Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të këngëtares Elsa Lila

0
Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të këngëtares Elsa Lila
Gjigandi

Mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë), policia italiane ka arrestuar 13 persona që dyshohen për trafikim droge.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, ndërkohë që emra të tjerë të përfshirë janë: boksieri Petrit Bardhi, i njohur si ‘Titty’, miku i Arben Zogut ‘Riccardino’ së bashku me një boksier tjetër shqiptar të quajtur, Orial Kolaj.

Prestigjiozja italiane,

Corriere della Citta

ka publikuar së fundmi disa nga pamjet e momentit të arrestimit.

RonaTyra

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë operacionit, janë sekuestruar gjithsej 5 kilogramë kokainë, 43 kilogramë marihuanë dhe 82 kg hashash.

Sipas raportimeve të këtij mediumi, Lila kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.

Sipas

Corriera della Citta

, bëhet e ditur se 40-vjeçarja, Elsa Lila kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.

Foto: Screenshot/YouTube

Aktualisht është në kërkim një tjetër shtetas shqiptar, i cili ndër të tjera kishte luajtur një rol themelor dhe të spikatur në organizim. Në fakt ndaj tij janë vendosur masa shtrënguese pasi nuk gjendet në Itali.

Makina për gjurmimin e tij është vënë në lëvizje, por hetuesit po kërkojnë edhe jashtë vendit për shkak të bashkëpunimeve të tij me bashkatdhetarët.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu