PSG ka zgjedhur Donnarumma, por Navas e sfidon publikisht italianin

0
PSG ka zgjedhur Donnarumma, por Navas e sfidon publikisht italianin
Gjigandi

Keylor Navas nuk duket se ka ndonjë qëllim të largohet nga Parisi. Portieri nga Kosta Rika, i intervistuar nga “Prime Video Sport France”, në fakt komentoi zërat për lamtumirën e tij të afërt, pas zgjedhjes së Paris Saint-Germain për t’ia besuar dorezat Donnarumma-s më 2022-2023: “Nëse do të jem në Paris sezonin e ardhshëm? Po, po, kam edhe dy vite të tjera në kontratë. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu dhe do të vazhdojmë”.

Këtë sezon, ish-portieri i Real Madridit është alternuar vazhdimisht me italianin, duke bërë gjithsej 26 paraqitje. Duhet kujtuar se dualizmi me Keylor Navas nuk e lejoi italianin të luante më shumë se 16 ndeshje në sezonin debutues në Ligue 1. Pavarësisht gjithçkaje, Gianluigi Donnarumma arriti të mahniste me fanellën e Paris Saint-Germain aq shumë, sa fitoi çmimin si portieri më i mirë i kampionatit francez (2021-2022).

Pak ndeshje, por mjaftueshëm që ish-portieri i Milanit të nxjerrë në pah talentin e tij në mbrojtje të kuadratit parizien. Në margjinat e eventit të sindikatës së futbollistëve francezë (UNFP), që e shpërbleu atë, Donnarumma mbylli përfundimisht çdo zë merkatoje:

“Kam luajtur gjysmën e ndeshjeve dhe kjo do të thotë se kam punuar mirë. Kam luajtur ndeshje të shkëlqyera. Falenderoj kolegët që më votuan. Jam shumë i lumtur që fitova këtë çmim në sezonin tim të parë në Francë. Ndihem mirë te PSG, jam shumë i lumtur që jam këtu”.

Çmimi për portierin më të mirë të sezonit nënvizon talentin e portierit të ri axurr. Donnarumma, siç u zbulua nga shtypi ditët e fundit, mund të buzëqeshë për sezonin e ardhshëm, pasi PSG e ka zgjedhur atë si portierin titullar:

RonaTyra

“Nuk kam folur me askënd, jam i lumtur që jam këtu dhe kam marrë këtë çmim. Klubi do të marrë një vendim, nuk ka asnjë problem. Ndihem i lumtur që do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm, sepse kam një kontratë 5-vjeçare. Unë tashmë e di që jam numri 1, klubi vendos dhe nuk ka probleme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu