Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera, do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Vorës, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të mbajtura këtë të diel.
Kryekomisionari Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur rezultatin paraprak të Bashkisë së Vorës.
Në daljen për mediat Celibashi tha se kandidati i PS Ymer Marku ka marrë 7530 vota, kandidati i Shtëpisë së Lirisë Lulzim Vrana ka marrë 2589 vota, ndërsa kandidati i PD – 687.
Ndërkohë bëri të ditur se 290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat.