Protestat ulin ndjeshëm çmimin e naftës, ja sa ka rënë sot litri

0
Protestat ulin ndjeshëm çmimin e naftës, ja sa ka rënë sot litri
Gjigandi

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës. Sot një mëngjes një litër shitet nën 200 lekë.

Prej 3 ditësh kanë nisur protestat lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve që u reflektua menjëherë me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve të tjera.

Kujtojmë se dy ditë më parë çmimi i naftës kapi rekordin prej 290 lekë për litër.

Protestat e qytetarëve, dhe ndërhyrja e qeverisë, duket se bënë që kompanitë dhe bosët e tregtisë së karburanteve  të reflektojnë. Çmimi për litër sot është 197 lekë të reja.

Vetë Kryeministri Edi Rama, qytetarët e revoltuar nuk i konsideron popull. Në një postim në Twitter nga Antalia, Turqi ku dhe ndodhet, Rama shkruan se protestuesit që kanë mbushur çdo shesh në Shqipëri nuk janë popull, janë hijet e ‘nongratas’ referuar Berishës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu