Shqipëria është përfshirë në protesta për ngritjen e çmimeve.
Dhjetëra qytetarë të Bulqizës kanë dalë në protestë këtë të diel pasdite.
Ata kundërshtuan rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve të shportës.
Protestuesit kanë bllokuar aksin nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë, ndërsa në terren kanë mbërritur forca të shumta policie.