Promovonte terrorizmin nëpërmjet rrjeteve sociale, arrestohet i riu shqiptar në Spanjë

0
Gjigandi

Autoritetet spanjolle ditën e sotme kanë prangosur një shtetas shqiptar i cili akuzohet për krime terrorizmi nëpërmjet rrjeteve sociale.

Garda Civile pretendon se shqiptari i cili ishte ishte shpallur në kërkim për krime terrorizmi dhe se përdorte rrjete sociale për të promovuar sulmet vetëvrasëse.

35-vjeçari i arratisur, në momentin e arrestimit është gjetur me një “stilolaps të punuar me dorë dhe kalibër 22 milimetra”.

Gjithashtu theksohet se arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Azabace”. Hetimet paraprake për veprimtarinë e 35-vjecarit shqiptar në platformat sociale konfirmojnë përkatësinë e tij në ideologjinë më radikale të natyrës terroriste. Raportohet se ai përmendi dhe vlerësoi figurën e kamikazit, të lartësuar nga organizatat terroriste.

Më tej shtojmë se i arrestuari kërkohej nga Interpoli nga autoritetet shqiptare për vendndodhjen dhe arrestimin e tij për nxitje për të kryer sulme terroriste.

RonaTyra

Raportohet se 35-vjeçari ka bërë rezistencë ndaj autoriteteve gjatë arrestimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu