Ish-gjykatësi, Alaudin Malaj i ftuar në Top Story u shpreh se Reforma në Drejtësi ka kaluar kulmin e çdo gjëje.
Ai rrëfeu në emision se është kërcënuar me armë nga një person, duke publikuar edhe foton e tij, ndërsa mbante armë dhe mbulohej me një batanije. Por çështja është pushuar dhe gjykatësi kaloi Vettingun.
“Prisnim që nga Vettingu të kishte një cilësi të mirë se unë, pavarësisht presionit që më bëri Fatmir Xhafaj, unë u tërhoqa e kisha turp të jetës time që të shqyrtohesha nga ato gjyqtarë. Unë e kisha turp të jetës time që të shqyrtohesha nga ato gjyqtarë. Një gjyqtar i Durrësit s’di të shkruajë në kompjuter kaloi Vettingun. Është sistemi cicmic, sistemi cicmic në kohën e PD u çel përmes Këshillit të Evropës”
, tha ai.
“Në dy të natës në shtëpinë time me automatik, i mbuluar batanije, veç dy herë që më kishte kërcënuar, deklaroi dhe tha se ishte me temperaturë. Ata jo vetëm nuk e ndoqën, Ardi Veliu dhe Xhafaj, por prokurori që e pushoi këtë çështje kaloi edhe Vetingun, reforma ka arritur në kulmin e çdo gjëje. Në kontaktin e parë me amerikanët me ambasadorin Donald Lu i thashë që nuk mund ta kryesh Vettingun me Fatmir Xhafajn se i vëllai i tij është dënua me narkotikë. Ai filloi mori masa ndaj të gjithë. Xhafaj është subjekt i OFL pse s’i çojnë një shkresë?
“, shtoi ai.