Një projekt i ri muzikor këtë javë do të publikohet nga reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, ai të enjten (24 shkurt) sjell projektin e radhës në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe DJ Gimi O.
Këtë e ka njoftuar përmes një pjese të shkurtër të ndarë me ndjekësit në Instagram.
Bardhi (Foto: Instagram)
“Ex të enjten/23:59”, ka shkruar ai.
Reagimet në pjesën për komente kanë qenë të shumta, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë projekt.
View this post on Instagram
Kjo vjen vetëm dy javë pas “Engjulli im”, që vetëm për një kohë të shkurtër mblodhi mbi tre milionë klikime.
Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) edhe këtë vit po vazhdon të pëlqehet për muzikën dhe angazhimet e deritanishme në treg.
/abc24.al/