Projekti i Aliut për çështjen e kolonave në Prishtinë-Fushë-Kosovë: Do ta ulte shumë fluksin e ve…

0
Projekti i Aliut për çështjen e kolonave në Prishtinë-Fushë-Kosovë: Do ta ulte shumë fluksin e ve…
Gjigandi

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se përmes një linje hekurudhore me tren Prishtinë-Fushë-Kosovë, mund të rregullohet çështja e kolonve në në mes të këtyre dy qyteteve.

Aliu tha se udhëtimi me tren “të lehtë” do ta shkarkonte qarkullimin e veturave ku po krijohen kolona të gjata në mes të Fushë-Kosovës dhe Prishtinës.

“Projekt tjetër është projekti që lidh Prishtinën me aeroportin. Mbase mund të fillohet një projekt që mund ta lidhë Prishtinën dhe Fushë-Kosovën, që do të ndihmonte shumë në shkarkimin e qarkullimit të veturave nga Prishtina në Fushë-Kosovë, do të ulej shumë fluksin. Pra, nga sta

cioni i trenit ku e kemi këtu (Prishtinë), deri tek stacioni në Fushë-Kosovë, të ndërtohet linja e trafikut urban me tren të lehtë”, është shprehur Aliu.

Ndër të tjera, Aliu tha se gjendja e hekurudhave është e rëndë, andaj edhe mendohet të modernizohen disa nga hekurudhat në Kosovë.

RonaTyra

“Gjendja e hekurudhave është e rëndë, funksionon me fonde të Bashkimit Evropian. Është duke u modernizuar hekurudha e Hanit të Elezit që lidhet me Fushë-Kosovën, pastaj me Mitrovicën”,

ka thënë Aliu.

“Janë projekte tjera, tashmë të dizajnuara, një ndër to është edhe hekurudha prej Fushë-Kosovës në Merdare”,

ka thënë Aliu.

“Pastaj edhe hekurudha Prishtinë-Pejë është funksionale, ndërsa Klinë-Prizren, e cila nuk është funksionale, kërkohet të rindërtohet”,

shtoi Aliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu