Prodhonte edhe shiste kanabis, pranga 17-vjeçarit në Pogradec/ Procedohet një tjetër për ‘vetëgjy…

0
Prodhonte edhe shiste kanabis, pranga 17-vjeçarit në Pogradec/ Procedohet një tjetër për ‘vetëgjy…
Gjigandi

Një adoleshent është vënë nën prangat e policisë në Pogradec, pasi akuzohet për dy vepra penale.

Bëhet fjalë për shtetasin Xh.M., i cili shpërndante lëndën narkotike në qytetin e Pogradecit.

17 vjeçari është lokalizuar pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua menjëherë. Pasi u neutralizua policia i gjeti 58 doza kanabis pas kontrollit në banesë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, i shtetasit Xh. M., 17 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet të kundërligjshëm në qytetin e Pogradecit, u organizua puna për të bërë të mundur lokalizimin e 17-vjeçarit, ku në lagjen nr. 2, Pogradec, shërbimet e policisë i bënë me shënjë shtetasit Xh. M., që të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet. Pasi u neutralizua e ndalua, gjatë kontrollit fizik dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar edhe në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 doza me lënde të dyshuar narkotike kanabis”, njofton policia.

RonaTyra

Ndërkaq, policia nisi hetimet për veprën “Vetëgjyqësia” të shtetasit E. C., 24 vjeç, banues në fshatin Paskuqan, Kamëz, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, ky shtetas me vetëgjyqësi i ka marrë mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetasit Xh. Xh., me pretendimin se ky i fundit i detyrohej 24-vjeçarit, një shumë parash.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu