Problemet me zorrën e trashë, mjekja: Kanceri prek ata persona që bëjnë…

0
Gjigandi

Sezoni i verës sjell edhe shtim të rasteve me problem të zorrës së trashë, madje edhe tek të rinjtë. Mjekët specialist duke iu referuar statistikave thonë se 60% e popullatës sonë kanë problem të kolonit, nga më të lehtat, tek ato më të rëndat.

“Mosha mesatare është 40-45 vjeç. Çdo njeri që arrin këtë moshë duhet të duhet të kryejë ekzaminimin e kolonoskopisë, i cili jep informacion për të gjithë gjatësinë e zorrë së trashë.”

Të gjithë ata që kanë gjakrrjedhje gjatë jashtëshqitjes, ose kanë çrregullime të defekimit, herë konstipacion (kapsllëk), herë diarre, herë dalje normale, ata pa diskutim që duhet të bëjnë kolonoskopinë. Faktorët që shkatojnë kancerin e zorrës së trashë janë kequshqyerja dhe stresi. Ndërkohë një person, i cili ka në historikun e familjes së vet kancer të kolonit, nuk duhet të presë të mbushë 40 vjeç për kolonoskopinë. Më shumë prek meshkujt, pasi zakonisht janë më pak të kujdesshëm në lidhje me dietën dhe abuzojnë më shumë me alkoolin. Profesionet më të prekura nga kjo formë kanceri janë ata persona që bëjnë jetë sedentare, pa aktivitet sportiv dhe që udhëtojnë shumë më makinë.

Së fundi nga një spital në Amerikë erdhi një lajm i mirë, sipas të cilit 18 pacientë që vuanin nga kanceri i zorrës së trashë, pasi u trajtuan më Dostarlimab u shëruan plotësisht.

“Ky është një medikament që në fazën eksperimentale po rezulton i suksesshëm, por këtë do ta vërtetojë sigurisht koha. Kanceri i zorrës së trashë kurohet dhe bën që personi të ketë një cilësi shumë të mirë jete, prandaj diagnostikimi i hershëm shpëton jetë,”– tha Dr. Erjona Sinani, Kirurge./Topchannel

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu