Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, Qani Xhafa është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës pasi është përfshirë në një aksident rrugor.
Xhafa ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes dhe është përplasur me trafikndarësen në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan.
Xhafa do të bëhet deputet pasi Luçiano Boçi do të lërë mandatin për shkak se do të garojë për kryetar bashkie në Elbasan në zgjedhjet vendore të 14 majit.