Arrestohet 23-vjeçari në Përmet, vinte baste sportive nëpërmjet telefonit

0
Gjigandi

Policia në Permet ka goditur një rast të organizmit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, duke arrestuar shtetasin K.H, 23 vjeç, si edhe nisjen e një procedimi në gjëndje të lirë të shtetasit G.R, 23 vjeç.

Gjatë kontrollove në automjet iu gjëten 2 aparate celulare me pragrame të basteve sportive dhe një sasi i vogël kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Goditet 1 rast i organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Iu gjetën në automjet, 2 aparate celulare me programe për baste sportive dhe një sasi e vogël kanabisi, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

RonaTyra

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në kuadër të planit operacional “Fati i lojërave”, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Përmet, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. R., 23 vjeç, banues në Përmet.

Shtetasve K. H. dhe G. R. iu janë gjetur një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 2 aparate celulare me programe për vënien e basteve sportive online.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu