Prezantohej si dietologe dhe shiste dieta deri në 300 euro, arrestohet 41-vjeçarja në Tiranë (Emri)

0
Gjigandi

Silvana Balliu ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi përfitonte para nga qytetarët me anë të mashtrimit.

Uniformat blu raportojnë se 41-vjeçarja prezantohej si dietologe dhe mashtronte qytetarët duke përfituar nga 150-300 euro.

Njoftimi i policisë

Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dietologia”.

Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 41-vjeçarja që prezantohej si dietologe.

RonaTyra

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një aktivitet të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dietologia”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetases:

– S. B., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja S. B. prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu