Vrasja e trefishtë në Klos, flet vëllai i autorit: Asnjëri s’e mori vajzën për nuse

0
Gjigandi

Fatbardh Mjeshtri vëllai i autorit të masakrës së Klosit  ka deklaruar sot se mbesa u ka treguar se në fakt ka qenë në një lidhje me  17-vjeçarin për disa muaj, por në momentin që Kenado Shira lëvizi për në qytetin e Durrrësit marrëdhënia e tyre po përjetonte një “krizë”.

Vëllai i autorit gjithashtu ka zbuluar se në momentin që ka ndodhur takimi mes tyre në lokal i vëllai i tij i ka vënë kusht  që vajzën e tij do ta marrë njëri për nuse ose Kenado, ose Renato Hasulaj pasi dyshohej se edhe ky i fundit kishte lidhje me vajzën.

Vëllai i autorit thotë se situata ka agravuar kur as familja Shira dhe as  Hasulaj nuk kanë pranuar kërkesën e tij duke akuzuar vajzën e tij për imoralitet duke i thënë se vajzën e kemi parë në vende të ndryshme.

“Vajza ka pasur një lidhje 2-3 muaj me Kenad Shirën. Me pas, lidhja u ndërpre nga djali se i thoshte flet me të tjerë dhe e shantazhonte, i thoshte do bësh si them unë. Vajzës i dolën fjalë dhe për Renato Hasulën. E thirra atë djalin, i thashë mos e ngacmo vajzën dhe situata u qetësua. Deri para 5 ditësh, ku vëllait në Angli i erdhi një mesazh anonim që thoshte se ishte mik i familjes dhe na njoftonte se vajzën po na e tallnin këta 2 djemtë. Pasi mora këtë mesazh, kam marrë në telefon baballarët e djemve dhe u kam thënë ta mbyllim këtë muhabet mos të kemi probleme. Të martën në darkë, vëllait, Fiqiriut i vjen një mesazh në telefon. I thotë jam një djalë nga Klosi dhe dua të të takoj. Shkojmë me vëllain dhe shohim këtë djalin, i marrim telefonin dhe i thamë s’flasim me ty pa ardhur babai. E morëm në makinë dhe pritëm sa erdhi i ati. Ai bënte sikur s’dinte gjë për historinë e djalit dhe vajzës. I thamë kemi mesazhe që ky i shkruan vajzës do të të degjenerojmë. Na tha vajza s’ka lidhje me Kenadin, po me Renato Hasulën. Mirë i thamë, po të lemë 24 orë ta sqaroni këtë çështje. I ati ka thënë nëse nuk e merrni vajzën, djali do të vdesë. Lamë takim të mërkurën në drekë, në qendër të Klosit. I takuam dhe i thamë meqë vajzën e doni, sa ziheni me njëri-tjetrin, njëri do ta marrë për nuse. Ata nuk pranuan dhe djemtë me njëri-tjetrin po thoshin fjalë për vajzën, jo e kemi parë këtu, jo aty, dhe Fiqiriut i iku mendja dhe qëlloi. Nuk e dinim që kishte armë,”- tha Mjeshtri.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

RonaTyra

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t’u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij./TCH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu