Pret penalltinë vendimtare duke kërcyer, portieri hero dërgon Australinë në Kupën e Botës (video)

0
Pret penalltinë vendimtare duke kërcyer, portieri hero dërgon Australinë në Kupën e Botës (video)
Gjigandi

Australia është kualifikuar për të pestën herë radhazi në Kupën e Botës, duke mposhtur Perunë me penallti në “play-off”-in e AFC-CONMEBOL.

Pas 120 minutash lojë të tensionuar, asnjëra kombëtare nuk kishte arritur të shënonte gol. Më pas, Australia fitoi 5-4 nga pika e bardhë, e ndihmuara nga një paraqitje “ekzotike” e portierit zëvendësues Andrew Redmayne.

Portieri i Sydney FC u hodh në lojë në sekondat e fundit të kohës shtesë (120′) për shkak të reputacionit të tij si specialist i penalltive. Dhe ai, sikurse pritej, bëri diçka vërtet të veçantë.

Redmayne kërceu, kërceu dhe madje u rrotullua përgjatë vijës së tij të portës në një përpjekje për të hipnotizuar sulmuesin peruan. Nuk funksionoi menjëherë, pasi Peruja shënoi katër nga pesë goditjet e para, megjithëse Luis Advincula u ndal nga shtylla.

Por portieri “kërcimtar” e tregoi veten në momentin fitues të ndeshjes. Pas kërcimeve prej balerini, ai u hodh në të djathtë për ta pritur penalltinë e Alex Valera. Peruja kishte përfunduar e pesta në fazën e grupeve të CONMEBOL dhe e nisi “play-off”-in si favorite e fortë për të mundur Australinë.

RonaTyra

Goalkeeper Andrew Redmayne. Came off the bench for Australia in the final minute of extra time just for penalty shoot-out. He did this dance on the line every time. And for the critical penalty kick it worked! pic.twitter.com/hUb2g9Mevd

– Simon Sandiford (@SimonUpNorth) June 13, 2022

Por kjo e fundit e bëri të vështirë për Perunë që të pretendonte ndonjë epërsi në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Al Rayyan, ku “Socceroos” kishin mundur Emiratet e Bashkuara Arabe 2-1 gjashtë ditë më parë për të arritur në finale.

Asnjëra palë nuk regjistroi një goditje në portë deri në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt, kur portieri i Perusë, Pedro Gallese, u thirr në veprim për të mohuar dy herë Ajdin Hrustic.

Më pas Peruja ishte më afër fitimit të ndeshjes në kohën shtesë, kur Edison Flores goditi shtyllën. Ndeshja përfundimisht shkoi me penallti, por jo përpara se trajneri i Australisë, Graham Arnold, të bënte zëvendësimin më të guximshëm në minutën e 120-të, duke ndryshuar portierin e tij.

Ish-portieri i Brighton dhe Arsenal, Mathew Ryan u largua dhe i hapi rrugë 33-vjeçarit Redmayne. Ky zëvendësim tani do të hyjë në historinë e futbollit australian, pasi zëvendësuesi Redmayne e ndihmoi skuadrën e tij të kualifikohej në “Katar 2022”.

Australia do të konkurrojë në Grupin D të Botërorit të Katar, së bashku me kampionët në fuqi, Francën, Danimarkën dhe Tunizinë. Ndeshja e tyre e parë në turne do të jetë kundër Francës më 22 nëntor, përpara se të përballen me Tunizinë gjashtë ditë më vonë. Australia më pas do ta përfundojë fazën e grupit kundër Danimarkës më 30 nëntor.

Andrew Redmayne was subbed on for the penalty shootout against Peru.

He put on a show in more ways than one and Australia are headed to Qatar 🕺 pic.twitter.com/oIx6majmGy

– B/R Football (@brfootball) June 13, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu