Vijon të jetë ende aktive edhe pas 3 ditëve, vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo në Fier.
Mëngjesin e sotëm pranë vatrës së zjarrit ndodhen 40 efektivë të FA të repartit të Poshnjë, 3 mjete zjarrfikëse, 20 efektivë të MZSH dhe 5 punonjës të ADZM. Operacioni për shuarjen e flakëve të zjarrit ka vijuar ditën e sotme që prej orës 7 të mëngjesit.
Ndërkohë, situata e zjarrit rreth orës 18:00 të ditës së djeshme doli jashtë kontrollit për shkak të intensitetit të erës.
Në këto kushte, duke vlerësuar rrëziqet e mundshme u kërkua angazhimi edhe i shërbimeve të MZSH Lushnje, Divjakë, Patos, Roskovec (në total 8 mjete dhe 45 efektivë) të cilat operuan në terren deri në orën 24:00.
Më pas, 5 mjete zjarrfikse dhe efektivët e tyre u tërhoqën për pamundësi operimi.
Në monitorim të situatës qëndruan përgjatë gjithë natës 3 mjete zjarrefikse me efektivët përkatës pranë zonave të banuara.