Kurti, bisedë me Sullivan: E sigurova se do bashkëpunojmë me KFOR

0
Gjigandi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, falënderoi Uashingtonin për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës pas sulmit ndaj Policisë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në një bisedë me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, Kurti tha tha se “e sigurova atë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it”.

“Zotimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët mbetet i palëkundur”, shkroi Kurti në X, që më herët njihej si Twitter.

SHBA-ja ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës, që Prishtina e cilëson terrorist.

Shtëpia e Bardhë më 29 shtator i bëri thirrje Serbisë të tërheqë trupat ushtarake të dislokuara përgjat kufirit me Kosovën, duke e cilësuar si zhvillim “shumë destabilizues”.

RonaTyra

Kosova ka thënë se mbi 80 sulmues të maskuar dhe armatosur kanë sulmuar Policinë në Banjskë më 24 shtator.

Gjatë përleshjeve të grupit të armatosur me Policinë në manastirin e Banjskës, kanë mbetur të vrarë edhe disa sulmues.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë.

REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu