Preçi: Legalizimi i kanabisit, presion i grupeve kriminale. Do të dëmtohet sektori bujqësor

0
Preçi: Legalizimi i kanabisit, presion i grupeve kriminale. Do të dëmtohet sektori bujqësor
Gjigandi

Ekspertët e ekonomisë e shikojnë si të rrezikshme idenë e kryeministrit për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Zef Preçi thotë se ky vendim më shumë sesa mendim i qytetarëve është presion i grupeve kriminale ndërkohë që nuk ka as mekanizma për shmangien e abuzimeve të mundshme. Sipas tij Shqipëria duhet të zhvillojë sektorët e bujqësisë që i heqin varësi nga produktet me çmim të rritur pas luftës në Ukrainë.

Nisma e prezantuar nga kryeministri Edi Rama për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor shikohet si e rrezikshme nga eksperti i ekonomisë Zef Preçi.

“Në kushtet kur s’ka as bazë ligjore, as bazë institucionale, as bazë laboratorike, as konsumatorë, është e kuptueshme që Shqipëria nuk është asgjëkundi në hartën e këtij prodhimi dhe është thjesht një  shashkë në kohë krize për të ngjallë shpresë te të pashpresët”.-

shprehet Preçi.

Më shumë se një mendim të shprehur nga 300 mijë qytetarë gjatë konsultimit publik, Preçi e sheh këtë hap si nënshtrim i qeverisë ndaj influencës së grupeve kriminale.

RonaTyra

“Unë e shoh këtë nismë të qeverisë si rezultat i presion që grupet kriminale ushtrojnë mbi qeverisjen, e shoh si një interes të drejtpërdrejt të bizneseve të lidhura me to dhe me pushtetin”-

tha Preçi.

Preçi nënvizon se legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor do të dëmtojë sektorin bujqësor në kushtet kur vendi duhet të zbusë sadopak varësinë nga produktet që kanë pësuar rritje çmimesh si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Do të ishte mirë që qeveria të fokusohet tek problematika reale që ka vendi, nxitja dhe mbështetja e prodhimit vendas si rruga e vetme që minimizon efektet e krizës botërore.”

– shton Preçi

Sipas Preçit, një tjetër rrezik është edhe fakti se Shqipëria nuk ka mekanizmat e duhur për të parandaluar abuzimet që mund të vijnë nga legalizimi i kanabisit.

“Ne kemi ligje bashkohore, por shkallë zbatimi primitive dhe një pjesë e elitës politike drejtuese bashkëjeton me rrjetet kriminale.”

– përfundon eksperti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu