Policia i gjen lëndë narkotike në çantë, në pranga 5 shtetas, dhe procedohen 3 të tjerë penalisht

0
Gjigandi

Është kapur në flagrancë shtetasja K.K.,36-vjeçe banuese në Tiranë pasi gjatë një kontrolli në çantën e saj i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu policia ka bërë arrestimin e shtetasit L.B.,40-vjeç banues në Fier, ku Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Kanosja”.

L.B.,40-vjeç për veprën penale”Dhuna në familje pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mdaj bashkëshortes, si dhe të 3 shtetasve të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

RonaTyra

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases K. K., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të çantës së saj, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Hysni Elezi, 52 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar më 5 muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 40 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. I., 42 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

– D. R., 21 vjeç për veprën penale “Prishja e rendit qetësisë publike” dhe A. M., 34 vjeç, për veprën penale “Mosbinjda ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Shtetasi D. R. ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke lejuar muzikë me volum të lartë në lokalin e tij, ndërsa shtetasi A. M. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për uljen e volumit të muzikës;

– E. Ll., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e rendit qetësisë publike”, pasi ka prishur rendin dhe qetësinë publike, duke vendosur muzikë me volum të lartë në lokalin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit I. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi, sot rreth orës 03:00, në një subjekt privat, ka kanosur punonjësin e sigurisë, shtetasin E. Ç., 44 vjeç.

Më datë 29.05.2022 shtetasja Sh. S., 34 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi L. S., 14 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu