Ballina Showbiz Foto/ Moderatorja Ori Nebijaj kapet “mat”, zbulohet kush është djaloshi 10 vite...

Foto/ Moderatorja Ori Nebijaj kapet “mat”, zbulohet kush është djaloshi 10 vite më i vogël, që përflitet për një lidhje dashurie

0
Gjigandi

Atë e shohim çdo ditë në ekran, por është një nga personazhet publike që e ka ruajtur me shumë fanatizëm jetën private. Ori Nebijaj njihet për natyrën e saj të çlirët, natyrale dhe pa komplekse, megjithatë nuk është aq e hapur për të folur rreth jetës romantike. Por sa më hermetike të jenë VIP-at, aq më i madh është kurioziteti i publikut.

Dhe ndonëse vetë Ori nuk flet për punët e zemrës, kjo nuk do të thotë se asgjë nuk zien. Madje, duket se kemi të reja, sepse së fundmi moderatorja u pa në krah të një djali. Ata janë bërë bashkë në një eveniment në kryeqytet, ku kanë qëndruar bashkë sikurse mund ta shihni në foton e mëposhtme.

E veshur me të bardha, Ori duket se ka zgjedhur që veshja e saj të pasqyrojë gjendjen e saj të brendshme: të qenët në paqe. Ajo shihet e qeshur teksa djali krah saj e vështron i përqendruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu