‘Policët bënin humor’, trondit babai i 20 vjeçares – zbulon detaje të reja

0
‘Policët bënin humor’, trondit babai i 20 vjeçares – zbulon detaje të reja
Gjigandi

“Policët bënin humor me vajzën time”.

Kështu deklaron babai i 20-vjeçares nga Librazhdi që u kap mat me të dashurin në shtëpinë e burrit të saj, për emisionin ‘Me zemër të hapur’.

Pse duhet ta kapnin mat?

Atë e dinin vetë atë. Ndoshta s’ju pëlqente nusja. Se di. Nuk i pëlqente më siç duket. Djali ishte në emigrim, më tepër ishte i lidhur me nënën. Dhe kështu ndodhi.

Kur erdhën më morën me makinë, më thanë; ça ka vajza, është sëmur apo ka vdekur? më tha xhaxhai i djalit se; do e marrësh vesh se ça ka ndodhur. Kush shkuam atje, më tha vjehrri; që shiko ça ka bërë vajza jote. E shoh vajzën të zhveshur, me një copë peshqir të mbuluar. Më ra të fikët. Atë e kishin rrethuar nja 10 veta atë djalin. U mata ta godas. Vajzën e kanë ndarë veç. Punonjësit e policisë kanë bërë humor me të. Përse u akuzove i thoshin?! Bënin humor me vajzën time. Erdhi një makinë dhe e mori vajzën dhe dëshminë e bëri pa praninë time.

RonaTyra

Ai deklaroi gjithashtu se vajzën e kishin dhunuar dhe ofenduar.

“Familjarët e atyre i kam takuar. Pse s’më thanë ata mua; o Arben, hajde këtu. Në momentin kur erdhi policia, se e kishin bllokuar te dera, vajza veshi vetëm një palë tuta të holla, të brendshme. I futa një shpullë se nuk e mohoj. Kur del vajza, vjehrra e godet. Dikush e shtyu vajzën. Shkoi vjehrri më duket, dhe e goditi më shkop, vajza ra përtokë, dhe i dolën vithet jashtë i thonin vajzës; Vishu oj buçe, vishu oj kuçkë.”

, është shprehur babai i 20 vjeçares.

Ai ka theksuar se dyshon se ajo ngjarje ishte e inskenuar.

“Xhaxhallarët e krushkut, kunati i vajzës , komshinjtë, i gjithë pallati ishte mbledhur aty. Të dashurin e vajzës e kishin marrë në mbrojtje. Vajza sot ka shenja dhune, po ta shohësh.

“, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu