Pogradec/ U kap me 4 emigrantë në makinë, arrestohet i riu

0
Gjigandi

Një 31-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi u kap me 4 emigrantë në makinë.

Shtetasi me iniciale M.M., i premtonte emigrantëve kalim drejt vendeve të BE-së kundrejt fitimit prej 200 euro.

I riu  akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor “Perimetri 192”.

RonaTyra

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.  Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro për person, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu