Plagosja me armë zjarri e të riut në Pogradec sipas policisë ka ndodhur si pasojë e një konflikti disa vjeçar mes autorëve dhe të plagosurit.
Ngjarja e ndodhur sot rreth orës 16:00, ka lidhje me një atentat që është bërë në Gusht të vitit 2020 në Hotel Voloreka në Pogradec .
Joan Muçllari, djali i pronarit të hotelit, në atentatin e parë u ka shpëtuar plumbave pasi ishte në hotel duke fjetur në momentin e breshërisë së plumbave të dy viteve më parë.
Aktualisht policia është vënë në kërkim të autorëve njëri prej të cilëve ka qenë i përfshirë edhe në atentatin e 2020. Në atentatin e mëparshëm në Gusht të 2020, u qëllua me 100 plumba në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze.
Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari. Sipas informacioneve autorët qëlluan edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit.