Futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, sonte (e martë) është duke e zhvilluar ndeshjen e 100-të në fanellën e Kombëtares së Zvicrës.
Ai madje përpara lojës mori një poster nga klubi duke e nderuar për 100 ndeshjet e zhvilluara, e madje kjo ishte edhe më e veçantë pasi po luan kundër Kosovës, vendit të prindërve e rrënjëve të tij.
Ky moment e ka bërë krenare edhe bashkëshorten e tij, tanimë një emër i njohur në showbizin shqiptar, Leonita Lekajn.
Leonita Lekaj (Foto: Screenshot/Instagram)
E njëjta ka shpërndarë këtë moment në InstaStory me përshkrimin:
“Shumë krenare me ty”.
Graniti dhe Leonita ndryshe janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë bashkë dy vajza, gjersa kjo e fundit po ashtu është edhe një mbështetëse e madhe në karrierën e futbollistit.
Leonita Lekaj (Foto: Screenshot/Instagram)
Xhaka momentalisht është një lojtar shumë i rëndësishëm i Zvicrës duke marrë pjesë në Kampionate Evropiane dhe Botërore me këtë ekip.
Në një video të postuar në rrjete sociale nga Kombëtarja e Zvicrës, ylli nga Kosova e ka kujtuar edhe ndeshjen e parë që e kishte zhvilluar me “Helvetikët”.
/abc24.al/
Heute Abend wird Granit Xhaka sein 100.Länderspiel bestreiten. Hier erinnert er sich an sein erstes.#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/OQSMrPL6GO
– 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) March 29, 2022