“Po të doja e kisha kap unë Kiarën”, plas debati mes Luizit dhe Kristit: Po të ishim jashtë, ishe bërë ‘lajm i fundit’

0
Gjigandi

Mbrëmjen e djeshme teksa ndodheshin në kuzhinë, Luizi i tha Kristit se “i ka pëlqyer që në fillim Kiara, por po priste që ajo të refuzonte atë. Pasi tha këto fjalë këngëtari, Kristi u shpreh: “Po të doja Kiarën do e kisha kapur me kohë”.

Kiarës nuk i pëlqeu aspak mënyra se si e tha Kristi dhe i tha: “Avash me këto deklarata, si më kishe kapur? Sa i sigurt je? Pse je kaq i sigurt? E ke shumë gabim”.

“Po ta desha Kiarën, do e kisha kapur me kohë, kështu në çift. Po të kishim pëlqim të përbashkët”, shton Kristi.

Moderatorja diskutoi me Kristin në lidhje me fjalinë që tha dhe ai u shpjegua duke thënë: “Po të kisha interes ndaj teje, do isha me ty”. Nga ana tjetër Kiara i tha se kushdo të kishte qenë në vend të Luizit, të njëjtën procedurë do kishte.

Duket se këtë gjë nuk e ka harruar Luizi dhe ditën e sotme i tha Kristit: “Për aq kohë sa zgjodhi këtë mënyrë le ta përballojë si burrat deri në fund”.

RonaTyra

Pjesë nga biseda:

Krisit: Ça mënyre

Luizi: Atë që bëre

Kristi: Si bëra?

Luizi: Në mënyrën më ordinere të mundshme

Kristi: E ke fjalën për atë që ndodhi dje te kuzhina

Luizi: Ça tjetër

Kristi: Folëm për këtë, ti më the ‘jemi ok’. Unë të pyeta ty. Unë të thashë ty se isha edhe i mërzitur. Të thashë ‘a është Kiara ok me këtë?”. Se unë nuk e thashë ashtu si e mendo. Ti më the mua, ti si burrë që je. Ti mega burri këtu

Luizi: Jam ndjerë unë i fyer, jo kjo

Kristi: S’ka problem the

Kiara: Thjesht po mundohesha të mos e ekzagjeroja për momentin

Kristi: A për momentin se e ke kalkuluar për sot.

Luizi: U tregove shumë burracak. Nuk je djalë që të dalin fjalët pa kontrolluar. Unë nuk e kam as dashnore, as nuk dua të kaloj kohën me të, por ti nëse do të ishim jashtë do të ishe “lajm i fundit”, sepse jemi VIP-a. Nuk e ka bërë që t’i bëjë diçka Kiarës, për fyerjen është puna e asaj, përgjigjet vetë. E keni përdorur ju të tjerët Kiarën që të më bëni diçka? Më shikon në sy mua dhe e thotë atë fjalë. I tregoj unë atij (Kristit) se si kapet.

Kiara: Nuk është hera e parë, është hera e tretë që e bën. Unë ia pranova faljen kur tha “ti je pa karakter” dhe “ti je e pavlerë”, tani “të kisha kapur shumë shpejt”, këtë nuk e pranoj më. Jo Kristi të jetë, por të jetë Zoti, nuk ia fal më. I kam thënë kujdes me çfarë nxjerr nga goja. U shqetësova se e pashë Luizin shumë keq.

Kristi: Vazhdoni, jam i kënaqur. Doja vetë ta filloja, sepse do më vinte radha dikur. Ti si mega-burrë që je më the mua “jo nuk ka problem”. Unë të erdha ty, të thashë “ndjehem shumë keq”.

Kiara: Kur e bën Kristi ose dikush tjetër, nuk është aq e rëndë, nëse do ta bënte Luizi, që ti thonte një goce tjetër atë gjë, do bërtitej me të madhe.

Olta: Kristi nuk e kishte me kontotacion negativ.

Kiara: Ti Olta që mbron vajzat, nëse do të ta kishin thënë ty do ishte ngritur me të madhe, “u bë deti kos.”

Kristi: Ata atë donin, e bënë plan sonte për Prime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu