21 Janari, Artan Hoxha: Basha duhet të dëshmojë, SPAK të thërrasë edhe Bamir Topin

0
Gjigandi

Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish mbi audio-përgjimin e Ndrea Prendit që çoi “21 Janarin” në SPAK.

Hoxha deklaroi se i vetmi që di shumë mbi këtë ngjarje është Lulzim Basha. Sipas tij, atë ditë është tentuar të fshihen komunikimet dhe të gjitha provat e masakrës.

“Të hetohet se me çfarë pajisjesh është komunikuar. Por fakti që mjetet janë munduar të asgjësohen tregon që donin ta fshihnin gjënë. Aty përmendet ministri i Brendshëm, se doli Basha atëherë e tha dija gjëra, po s’foli kurrë. Ja ku e ka mundësinë tani të dalë. Berisha ishte në zyrë, të dalë të flasë. Se tha atëherë se ishin protestues me çadër me armë, por nga i nxori këto?

Duhet të thirret edhe ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, se atij i kanë shkuar raporte sekrete mbi atë që po ndodhte atje. Çfarë është raportuar, çfarë raporti ka bërë SHISH për atë ngjarje? Ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama gjithashtu duhet të thirret të dëshmojë. Të gjithë këto personazhe që sot nuk kanë imunitet, të dalin të dëshmojnë”, tha Hoxha në “Zona Zero”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu