Plumba gome dhe sprej piperi/ Protestat për Floyd-in, në pikëpyetje rolit i Gardës Kombëtare

0
Gjigandi

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka urdhëruar rishikimin e përgjigjes së Gardës Kombëtare ndaj protestave, që kanë nisur në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd.

Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Esper do të analizojë “përpjekjet e fundit të Gardës Kombëtare për t’iu ndihmuar autoriteteve për zbatim të ligjit gjatë rritjes së pakënaqësive civile”. Janë ngritur mjaft pyetje rreth rolit të Gardës Kombëtare në shpërndarjen e protestave kundër-racizmit që nxiti vdekja e Floyd-it në 25 mars gjatë kohës kur ishte ndaluar nga policia. Angazhimi i trupave të Gardës Kombëtare, për të mbështetur zyrtarët për zbatim të ligjit në një shesh afër Shtëpisë së Bardhë në 1 qershor pati nxitur reagime të ashpra.
Protestuesit ishin larguar nga kjo zonë përmes sprejit të piperit dhe plumbave të gomës, para se presidenti amerikan, Donald Trump të ecte në këmbë drejt një kishe historike në afërsi. Trump vendosi të angazhonte trupat e Gardës në Uashington pasi megjithëse e kishte konsideruar si shokuese vdekjen e Floyd-it, që shprehur se nuk do të lejonte  që “banditët” të diskreditonin kujtimin e tij.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu